Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Bardhi është suprizuar nga motra e tij. Pas takimit me Afërditën, ajo është pyetur nëse dëshironte të takonte ndonjë banor tjetër dhe ajo u shpreh se në veçanti jo edhe pse prisnim që ajo të takonte Sarën. Mëngjesin e kësaj të mërkure, Ilnisa e ka pyetur Sarën nëse është ndjerë keq që nuk e takoi motrën e Bardhit. Ajo u përgjigj “jo” pasi e priste një gjë të tillë.
Ilnisa: Të erdhi keq që nuk takove motrën e Bardhit?
Sara: Jo, e prisja sepse e nuhas se çfarë figure kam jashtë
Ilnisa: Kjo të shqetëson më shumë ë?
Sara: Jo, sepse nëse më jep Zoti dhe publiku kohë do e kuptojnë
Ilnisa: Deri se të zbardhet situata dhe Sara
Sara: Ndërsa për familjarët e tij, jashtë këtyre mureve jam në lojë. Ndërsa këtu jam e vetëdijshme se lojën e kam futur në shumë veprime të miat
Ilnisa: A je gati të nisësh një marrëdhënie serioze me Bardhin?
Sara: Nuk do e kisha nisur fare nëse nuk do ta kisha atë mendje
Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Ndërkohë, duket se çifti Sara-Bardhi ka patur ulje-ngritje, teksa në prime-n e djeshëm janë shprehur për këtë.