Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Udënisht.
Mësohet se një motor që drejtohej nga dy turistë gjermanë ka goditur në pjesën e pasme një mjet me targa shqiptare. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, turist gjerman i cili është transportuar drejt spitalit të Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave. Ky nuk është aksidenti i parë me turistë pasi 2 javë më parë dy turistë anglezë mbetën të plagosur në një aksident po në këtë aks rrugor.