Aktualitet

Moti në vend, temperatura disa gradë më të larta se mesatarja mujore!

Për javën që sapo ka hyrë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në territor, por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë më të larta se mesatarja mujore duke arritur deri në 43 gradë celcius.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për këtë javë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e gjatë gjithë javës, por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente, më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Pritet rritje graduale e temperaturave, që do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.  Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit e me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12 m/s.