Vjeshta dhe dimrat më të ngrohtë po i vënë në rrezik bletët, paralajmërojnë studiuesit. Duke përdorur modelet e klimës dhe të popullsisë së bletëve, një ekip i Universitetit Shtetëror të Uashingtonit tregoi se vjeshta më të gjata me mot ideal rrisin gjasat që kolonitë e bletëve të shemben në pranverë.
“Shumë bletërritës tashmë po praktikojnë këtë teknikë të menaxhimit të ruajtjes së bletëve në ambiente të mbyllura, sepse ajo ka shumë potencial të menjëhershëm për të ndihmuar në një numër mënyrash,”-tha bashkautori i studimit Brandon Hopkins. Ai theksoi se studimi i ri tregon se ruajtja e ftohtë ka përfitime shtesë për mbijetesën e kolonive të bletëve në një klimë në ndryshim. Për studimin, studiuesit përdorën simulime të projeksioneve klimatike për vitet 2050 dhe 2100.
Gjithashtu, studiuesit thanë se modelet e tyre ishin konservatore, duke parë faktorët sezonal si temperatura, era dhe sasia e dritës së ditës. “Simulimet tona tregojnë se edhe nëse nuk ka stres ushqyes, patogjenë, pesticide, vetëm kushtet në vjeshtë dhe dimër janë të mjaftueshme për të komprometuar strukturën e moshës së një kolonie,”-tha bashkëautorja tjetër Gloria DeGrandi-Hoffman.
Një marrëdhënie që kontribuon në sistemet ushqimore dhe stabilitetin e ekosistemit në të gjithë globin mund të ndryshojë. Shumë bimë të lulëzuara mund të vetë-polenizohen, ose të transferojnë polenin midis luleve të tyre për gjenerimin dhe përhapjen e farës, por shumica e këtyre bimëve janë mbështetur te pjalmuesit si fluturat dhe bletët për t’u riprodhuar.
Ndërkaq, një studim i ri mbi evolucionin e sistemit të çiftëzimit të një specie lulesh ka zbuluar një ndryshim të jashtëzakonshëm që mund të përkeqësojë sfidat me të cilat përballen partnerët e insekteve të bimëve. Evolucioni riprodhues i luleve mund të lidhet me ndryshimet mjedisore si shkatërrimi i habitatit dhe uljet e shpejta të vazhdueshme të biodiversitetit të pjalmuesve. Kjo sipas Samson Acoca-Pidolle, i cili drejtoi studimin.