Aktualitet

Moti i keq në Europën Qendrore, 20 viktima/Autoritetet në garë me kohën!

U rrit në 20 numri i personave që kanë humbur jetën nga stuhitë në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Krahas dëmeve të shumta, raportohen 7 viktima në Rumani, nga 5 në Austri e Poloni, si dhe 3 në Republikën Çeke. Dëmet nuk kanë kursyer as Hungarinë e Sllovakinë. Autoritetet atje janë në garë me kohën për t’i bërë ballë pasojave të vërshimeve nga shirat e dendur.

Si rezultat i tyre, në Hungari e Poloni po përforcohen argjinaturat e lumenjve me thasë rëre me ndihmën e ushtrisë. Shumë ndërtesa historike u mbyllën përkohësisht. Qeveria polake shpalli gjendjen e “fatkeqësisë natyrore” në rajonet jugore.  Qytetarët u evakuuan me ndihmën e varkave dhe shumë qytete janë në ujë.

Situata është më e keqe nga sa pritej

Gjithashtu, qytetarë në Hungari, Poloni e Çeki morën pjesë vullnetarisht në përpjekjet për përballimin e pasojave të përmbytjetjeve.  Nga vendet europiane të goditura ka deklarata se situata ishte më e keqe nga sa pritej.

Qytetarët u evakuuan me ndihmën e varkave dhe shumë qytete janë në ujë. Shirat e dendur në Europë pritet të përfshijnë dhe Italinë e jo vetëm. Ka shqetësime se brenda një jave, reshjet mund të shkaktojnë përmbytje në Ballkanin Perëndimor si në Serbi, Kroaci e Slloveni, por vendi ynë nuk duket të përfshihet në hartën e rrezikut.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti është me alternime vranësirash e me intervale kthjellimesh. Nga orët e mesditës priten shira, por që do të ndërpriten shpejt për t’u aktivizuar në mesnatë. Temperaturat variojnë 8-29 gradë celcius.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve. Era fryn me drejtim lindje-juglindje e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në male e në lugina, era fiton shpejtësi 10-13 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
16/27
Re shi diell

Kukës
10/21
Re shi diell

Lezhë
15/28
Re shi diell

Dibër
8/22
Re shi diell

Durrës
16/30
Diell re shi

Tiranë
16/29
Diell re shi

Elbasan
15/28
Diell re shi

Berat
14/28
Diell re shi

Vlorë
18/27
Re shi diell

Korçë
10/20
Re shi diell

Gjirokastër
15/23
Re shi diell

Sarandë
17/25
Re shi diell