Raportohet se nga reshjet e shiut, ka dalje të lumit Buna në Muriqan e Oblik dhe për momentin, sipërfaqja e përmbytur është 275 hektarë në Bashkinë Shkodër.
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.55 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m ) Aktualisht grupet e emergjencave civile të bashkisë së Shkodrës jane ne monitorim te vazhdueshëm të situatës.
Nga moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë, është rritur niveli i përrenjve dhe ka dalë nga shtrati përroi në Dedaj-Bogë. Për këtë arsye kalimi bëhet me rrugë alternative. Ndërkohë kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe Vaun e Dejës.
Zonat pa energji elektrike janë në Koman, Rrenc, Velipoje, Hajmel Vau Dejes, Cas, Dajc, Gjegjan Fushe Arrez, Shkodër, Bajze.
Ne qytetin Puke ka dëmtime të interkapeteve të bllokut të 5 pallateve rënie të suvatimeve dhe dëmtime çatish, lëvizje të tjegullave po ndërhyhet nga Drejtoria e Shërbimeve dhe Mzsh.
Ka probleme me energjine elektrike në NJAD Pukë. Në Malësi të Madhe, nuk ka patur energji elektrike në NJAD Kelmendit, Shkrel dhe Gruemire. Në Bashkinë Vau Dejës, mungon energjia elektrike në njësinë administrative Hajmel.
Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej mbrëmjes së djeshme, kapiteneria e portit pezulloi lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmiresimin e kushteve atmosferike. Sipas të dhenave shpejtësia e erës në det hapur është 20m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 7-8 ballë me drejtim jug/perëndim.
Si pasojë e motit te keq që ka përfshire rajonin e Lezhës, probleme ka edhe me furnzimin me energji elektrike në disa zona. OSHEE bën me dije se ka ngritur grupe pune dhe është në gjendje gadishmërie për riparimin e defekteve që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq.