Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e me vranësira, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Gjatë ditës, reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme, lokalisht me shtrëngata afatshkurtra. Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi mestare deri në 8 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
16/22
Re shi diell

Kukës
13/25
Re shi diell

Lezhë
16/22
Re shi diell

Dibër
12/23
Re shi diell

Durrës
19/26
Re shi diell

Tiranë
19/26
Re shi diell

Elbasan
15/25
Re shi diell

Berat
19/28
Re shi diell

Vlorë
19/28
Re shi diell

Korçë
13/23
Re shi diell

Gjirokastër
13/24
Re shi diell

Sarandë
16/25
Re shi diell