Bota

Moskovitët reagojnë ‘me neglizhencë’ ndaj tërheqjes së Biden nga gara presidenciale në SHBA !

Banorët e kryeqytetit rus kishin reagime të ndryshme ose dhe ‘mungesë reagimi’ kur pyeteshin për tërheqjen e presidentit amerkan Joe Biden nga gara presidenciale 2024.

Ndjesia mbizotëruese ishte ajo e indiferencës teksa vendi është në luftë dhe shqetësohet per mijëra njerëz të mobilizuar në frontin perëndimor.

Baristi Kirill Shevanov tha se besonte se “largimi i Biden do të përshkallëzonte më shumë tensionet”, prandaj kjo e kishte bërë më të shqetësuar.

Ndërsa asistentja shëndetësore Sakinat Abdullayeva, tha se nuk ishte e interesuar.

“Kushdo që të jetë president president atje kjo nuk na intereson ne. Ne jemi një komb i fortë prandaj cilindo që të zgjedhin ata nuk mund të ndikojë negativisht. Unë kam besim te presidenti ynë”.

Instruktorja Yelena Akhmedzhanova, tha për rrjetin AFP se nuk i interesonin zgjedhjet në SHBA, por shpresonte që blloqet e politikës boterore të gjenin terrenin e përbashkët mes tyre.

“Ashtu si Rusi, edhe SHBA e Evropa duhet të gjejnë terrenin e përbashkët më në fund. Ne jemi të gjithë njerëz dhe duan të njëjtat gjëra, ato janë paqja, qetësia, lulëzimi. Nuk ka nevojë për asgjë më shumë. Por nuk e di pse në vend të tyre nxiten konfliktet e urrejtja”.

Shoferi taksisë Raphael Akhmedzhanov, shprehej i kënaqur me largimin e Biden dhe besonte se kjo mund të ishte e mirë për Rusinë.

“Besoj se kjo pritej prej kohësh, ndoshta ishte momenti që ai duhet ta kishte bërë më parë, kjo është diçka e mirë më duket”, tha Ahmedzhanov për rrjetin AFP.