Aktualitet Politikë

“Mosbindja civile” shpërndahet në qarqe, zbardhen detaje nga protesta e 29 tetorit

Mbrëmjen e sotme në selinë e PD janë mbledhur kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, mbledhje e drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.

Në fokus të diskutimeve ishte protesta e radhës e njoftuar më herët, për datën 29 tetor, e cila u caktua në orën 17:00.

Kujtojmë se ishte Sali Berisha pak ditë më parë që bëri me dije se mosbindja civile sipas tij do të jetë në 29 tetor. Ai kërkoi angazhim nga kryetarët e degëve, duke paralajmëruar që do të ketë paralizim të qarkullimit rrugor në akset kyçe në vend.

Konkretisht akset që do të bllokohen janë rrethrrotullimi te “Kthesa e Kamzës”, aksi Milot- Shkozet, rrethrrotullimi Rrogozhinë, rrethrrotullimi Levan dhe rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Top Channel