Lifestyle

Mos u lodhni më kot për të krijuar një CV perfekte, ja kriteri që ka më pak rëndësi për punëdhënësit!

Ekspertja e rrjeteve sociale, Ambra Benjamin, ka zbuluar se sipas cilit sistem shumica e punëdhënësve sot punësojnë punonjësit e tyre. Nëse po kërkoni punë, atëherë me siguri e dini se sa i mundimshëm dhe i gjatë mund të jetë ky proces.

Për të gjetur punë, shumica e personave kalojnë orë të tëra për të përpiluar një CV të përsosur dhe për t’o bërë përshtypje punëdhënësit. Megjithatë, ekziston një aspekt për të cilin nuk do të duhej të shpenzoni shumë kohë, sepse shumica e punëdhënësve e injorojnë. Sado e çuditshme mund t’ju duket, bëhet fjalë për arsimin.

Po, mirë e lexuat! Diploma për të cilën jeni munduar vite të tëra për ta marrë dhe për ta pasur në biografinë e punës, punëdhënësve i duket aspekti me më pak rëndësi.

Këtë e ka treguar ish-drejtoresha e burimeve njerëzore në Facebook, Ambra Benjamin, e cila ka shpjeguar për portalin Quartz se sipas cilit sistem ajo zgjedh punëtorët e ardhshëm.

Prej vitesh të tëra shikoj biografitë e punës dhe atë aspekt e injoroj më së shpeshti.

Ambra më pas ka shtuar që për punëdhënësit përvoja është më me rëndësi sesa arsimi, prandaj për shumicën është kriteri kryesor për punësim.