Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ndërkohë që janë gjendur në oborrin e Dhomës së Bardhë, Egla ka shpërthyer ndaj Ilnisës dhe Meritonit, duke i konsideruar si dy persona që nuk kanë asnjë pikë edukate. Ajo çfarë ka tensionuar akoma më shumë debatin e tyre, ishte momenti kur Egla “ofendoi” Meritonin për bluzën e veshur, në të cilën shkruhet “special”, të cilën moderatori i mori si dhuratë në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.
Egla: Ju rrofshin bluza me special ju, se ju jeni… Kupton? Pse më sheh ashtu? Ma shpjego.
Meritoni: Kjo bluzë ka ardhur më 2 prill dhe ka të bëjë…
Egla: Ndjesë, ndjesë, nuk e dija. Ndjesë, stop. E ke thjesht një bluzë. Nuk e bëra lidhjen, se nuk pash ë ëndrra, unë jam në errësirë. Nuk e di po të them.
Meritoni: Mos të ta shikoj fytyrën.
Egla: Po rri mo rri ti, do ta përdorësh edhe këtë. Gjete okazion për ta përdorur. Të thashë që nuk e dija. Të thashë që nuk e dija dhe të kërkova ndjesë.
Visualizza questo post su Instagram