Ardhja e stinës së vjeshtës paralajmëron ditë më të shkurtra dhe jo vetëm. Fillimi i vjeshtës është një kohë ideale për t’i bërë shtëpisë një pastrim të thellë. Në këtë periudhë shumë gjëra që i përkasin verës do të largohen nga përditshmëria juaj, për t’i lënë vendin sendeve vjeshtore. Gjithashtu shihni për një ndryshim në arredim si perdet që në vjeshtë preferohen më të plota dhe ndoshta në ngjyrë tjetër.
Vjeshta është një kohë e shkëlqyer për të pastruar ulluqet tuaja. Duke qenë se gjethet e pemëve bien ato bëjnë të mundur bllokimin e tyre ç’ka do të shkaktojë bllokim të rrjedhjeve të ujit në dimër. Nëse do të duhet t’i ndërroni sërish është një kohë shumë e mirë sa nuk kanë filluar ende shirat e rrëmbyeshëm të dimrit. Nëse po planifikoni të përdorni oxhakun tuaj këtë vjeshtë, një mënyrë e mirë është të vishni zonën rreth tij me gazetë dhe hiqni hirin e pluhurin me një lopatë dhe fshesë.
Më pas, përdorni një furçë teli për të pastruar blozën nga tullat dhe përdorni sodë buke me ujë të ngrohtë në një sfungjer për të pastruar blozën dhe pluhurin e mbetur.
Një shtëpi e izoluar mirë mund të ndihmojë në uljen e ndjeshme të faturave të energjisë, veçanërisht gjatë vjeshtës dhe dimrit. Në verë nuk mund të përdoren sidomos qirinjtë, por edhe aromatizuesit nuk vlejnë shumë duke qenë se ambienti qëndron gjithmonë i hapur për t’u ajrosur. Ndaj shihni të vendosni qirinjtë.
Përdorimi i ngjyrave të vjeshtës nuk duhet praktikuar vetëm në veshje, edhe shtëpia ka nevojë për të tilla nuanca. Është shumë e rëndësishme për rehatinë tuaj që çdo ngjyrë t’i përshtatet sezonit. Duke qenë se në vjeshtë dhe në dimër qëndrimi në shtëpi do të jetë me dyer dhe dritare të mbyllura, mirë është t’i jepni një freski tani në fillim. Sigurohuni që cilësia e ajrit në shtëpinë tuaj të jetë e mirë. Jo vetëm që bimët e brendshme janë një aksesor në modë dhe dekorativ në shtëpi, por disa prej tyre ndikojnë në cilësinë maksimale të ajrit aty ku ndodhen.