Health & Beauty

Mos neglizhoni dhimbjet e kokës! Ja çfarë keni sipas mjekut, më e rrezikshmja është…

Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel. Informacione mbi produkte të ndryshme, të ftuar interesantë, ekspertë dhe personazhe, por mbi të gjitha receta të shijshme. Ky është kombinimi ideal për të kaluar së bashku një paradite argëtuese.
Alban Musa, Julka Gramo dhe Linda Fishta ju mirepresin çdo ditë “Në Shtëpinë tonë”

Ditën e sotme i ftuar në studio ka qenë Altin Erindi, mjek sportiv për të folur rreth temës “Llojet e dhimbjes se kokes. Si te zbulojme shkakun.” Mjeku na ka përshkruar shkurtimisht se cila nga dhimbjet e kokës nuk duhet neglizhuar.

Kur duhet të shqetësohemi?

Varianti më i rrezikshëm dhimbja e njërit sy, sepse do të thotë që mund të kesh një zonë me të vërtetë të rrezikshme që mund të kalosh në rezonancë, ky është rast i veçantë. Ky është më i veçanti me i komplikuari dhe më i vështiri ndërsa të tjerat janë të gjitha të kontrollueshme 

Migrena është dhimbja në gjysmën e kokës dhe është çrregullimi ndaj temperaturave, por kalon me   një qetësues menjëherë

Dhimbje që vjen nga qafa (dhimbja në zonën e ballit), shkaktohet nga dëmtimet nga kraharori që ndikojnë edhe në funksionin e zemrës, dalin në sipërfaqe fijet nervore

Dhimbja e sinusit është e komplikuar sepse duhet të kontrollohesh nëse janë dhimbje se ka bllokazh të sinusit, ka raste që kanë ndryshime të temperaturave, janë më të komplikuara