Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Mos ndoshta sapo zbuluam një detaj të njërës prej konkurrenteve në “Dancing With The Stars”?!

Projekti i suksesshëm i “Dancing With The Stars” që ka mbajtur një audiencë të lartë të gozhduar pas ekranit sezonin e shkuar, do të startojë së shpejti në ekranin e televizionit Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbizz-it.

Megjithëse janë përfolur shumë emra të njohur, akoma nuk është bërë publik asnjë nga konkurrentët, të cilët do të jenë surprizë për të gjithë shikuesit. Ndërkohë juria e “Dancing With The Stars”, përbëhet nga një panel me profesionistë dhe personalitete të ekranit shqiptar. Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, do të jetë kryetari i jurisë i programit të kërcimit. Këtë e ka zbuluar vetë ai teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”.

Kasti bën bashkë emra nga fusha e TV, muzikës, aktrimit, yje të rrjeteve sociale, sportistë, që kanë një karrierë të njohur kombëtare dhe ndërkombëtare. Stafi i programit ka nisur punën për spektaklin e kërcimit i cili vjen së shpejti në ekranin e Top Channel.

Teksa të gjithë jemi sy e veshë se cilët do të jenë konkurrentët, së fundmi janë bërë publike disa detaje të vogla. Në faqen zyrtare të “Dancing With The Stars Albania” në Instagram është publikuar një video u shkurtër ku shfaqet një nga konkurrentet, por duke zbuluar vetëm tatuazhin në qafën e saj. Kush mund të jetë vallë?!

Një patentë e BBC Production dhe ekskluzivitet i Top Channel, #DWTS premton spektakël, argëtim dhe emocione të forta. “Dancing With The Stars”, së shpejti, vetëm në Top Channel!