Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.
Duket se artistja ka vendosur t’i surprizojë ndjekësit e saj shumë shpejt me një tjetër projekt muzikor duke zbuluar kështu një pjesë nga ‘look-u’ i saj ku shfaqet e veshur me fustan të gjatë të bardhë. Krahas karuselit të postuar nga ana e bukuroshes, ajo ka shkruar: “Po më shkruan nonstop ti”, e kjo duket të jetë një pjesë nga teksti i këngës.
Ajo që na bëri përshtypje është komenti i reperit Bardhi: “Po ku mos të të shkruash ty?”
Duket se dyshja kanë dashur të na e zbulojnë në mënyrë të tillë se po sjellin një duet, megjithatë ne na duhet të presim dhe pak për ta zbuluar.
Rina, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë duket se çdo gjë e kanë lënë në të shkuarën. Madje, mund të presim dhe një duet mes vajzave, pasi kanë postuar një foto me njëra-tjetrën në rrjete sociale dhe ka qenë Rina ajo që ka vendosur një fytyrë me dorën përpara që duket sikur na paralajmëron diçka.