Gerard Pique raportohet të jetë zhvendosur së bashku me të dashurën e tij, Clara Chia, në një banesë, në të cilën më përpara jetonte me ish-bashkëshorten e tij, Shakira.
Ish-çifti konfirmoi ndarjen e marrëdhënies 11-vjeçare qershorin e kaluar, vetëm pak kohë pasi futbollisti i Spanjës, u akuzua për tradhti ndaj këngëtares 46-vjeçare.
Gerard Pique duket se ka konfirmuar faktin se ndihet vërtet mirë me të dashurën e tij të re dhe këtë e tregon më së miri fakti që ai ka vendosur të jetojë me Clara, në të njëjtën shtëpi që ka jetuar fillimisht me Shakira-n, kur ajo u zhvendos përfundimisht në Spanjë.
Kjo është gjithashtu e njëjta shtëpi që këngëtarja ka jetuar gjatë shtatzanisë së saj të parë, me djalin Milan, i cili tashmë është 10-vjeç.
“Shakira ka jetuar në atë shtëpi në vitin 2012, kur ajo mbërriti në Barcelonë. Cfarë është më e rëndësishme, në atë shtëpi janë fotografuar të gjitha momentet e bukura kur ajo ka dalë nga spitali si edhe momentet kur ka qënë shtatzënë”, raporton për “The Sun”, gazetarja Pepe del Real.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë, çifti do të largohet nga aparatamenti i Pique në qendrën e qytetit të Barcelonës dhe do të zhvendoset për të jetuar në këtë vilë, e cila gjendet pranë plazhit.
Ylli i muzikës pop Shakira, e cila disa kohë më parë u nda me futbollistin Gerard Pique me arsyetimin se ai e tradhtoi është parë së fundmi duke notuar në lumë me këngëtarin latin Rauw Alejandro.