Arilena Ara për një periudhë të gjatë nuk ishte shumë aktive me prodhime të reja muzikore, megjithatë para pak kohësh por këngëtarja e hitit “Nëntori” solli për dëgjuesit e muzikës së saj një album. Ky album për Arilenën ishte shumë i veçantë, pasi bukuroshja u shpreh se përfaqësonte një pjesë të saj.
Mirëpo, tani duket se artistja ka nisur punën për projekte të reja muzikore, pasi producenti me të cilin ajo bashkëpunon për sjelljen e surprizave të reja postoi një foto krahas Arilenës ku shkruan:
U ktheva në studio me shpirtin tim binjak.
Producenti Darko Dimitrov nuk ka zgjedhur të na tregojë diçka më tepër, megjithëse po presim gjithë sy e veshë.
Arilena Ara dhe Miriam Cani dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra tjetrën. Miqësia e tyre ka nisur që në fillimet e karrierës së Arilenës. Dy mikeshat nuk kanë sjellë ndonjëherë ndonjë bashkëpunim së bashku, megjithatë do të ishte një kombinim shumë interesant.