Celebrities Gossip Showbiz

“Mos më çaj kokën…”, Olta dhe Efi “përplasen” gjatë ‘Prime-it’!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Efi dhe Olta janë dy nga banoret që duket se nuk shkojnë fare mirë me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ditën e sotme, gjatë ‘Prime-it’, debatet e tyre të shumta që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve u diskutuan, teksa Efi deklaroi se nuk e shikon dot me sy Oltën.

Që nga darka nuk është se ndryshova mendim, vazhdoj mendoj që është e ligë. Ndoshta mënyra ime e shprehjes është gabim, por unë kështu ja. E pranoj që jam gabim, por kështu jam kur nuk e shoh dot me sy një njeri. Olta nuk pati mundësi të thoshte asnjë argument i duhet të kthehet në ‘Prime-it’ sërish, që të thotë mendimet e saj se tani u kujtova. U rikthye te debati “ku do ma fusje dorën”. I thashë që do të kthehesh në të njëjtën mënyrë. Nuk kam përballë një njeri që të flas ndryshe. Do të provokojë agresionin tim duke i thënë Kiarës se ishte gati të të gjuante dhe ty.

Luizi duket se këtë ‘Prime’ kishte ndërmend të na befasojë të gjithëve, pasi papritmas ka ndryshuar ‘look-un’ e tij. Vetëm pak më parë Luizi ka vendosur ti lyejë flokët e tij ngjyrë jeshile, një ndryshim të tillë nuk e pritur askush. Ama duket se e ka arritur të ketë vëmendjen e të gjithëve.