Celebrities Film & Tv Gossip

“Mos i thuaj askujt që jam në atë shfaqje…”/Eva Longoria tregon vështirësitë me të cilat është hasur në fillimet e saj!

Gjatë një interviste me Chris Wallace, Eva Longoria bëri disa komente rreth pjesëmarrjes së saj në shfaqjen hit të CBS “The Young & the Restless” disa dekada më parë. Longoria përmendi se ajo punonte një punë tjetër dhe u përpoq të fshihte faktin se kishte luajtur një rol në telenovelën e CBS. Pra ajo tregoi se pagesa nuk ishte e mjaftueshme për të përballuar jetesën e saj si njeri i thjeshtë jo më tepër se aq. Në lidhje me këtë ajo u shpreh se:

Dhe një herë një nga klientët e mi tha: “Ti dukesh si një vajzë që e kam parë në një telenovelë”. Dhe unë i thashë, ‘Jo, nuk e di kush është.’ Unë isha si e kundërta e ëndrrës së një publicisti. Mendoja ‘Mos i thuaj askujt që jam në atë shfaqje’ sepse po fitoja akoma më shumë para në punën time të përditshme.

Sigurisht që fillimet gjithmonë janë shumë të vështira për të gjithë, por që me kalimin e kohës dhe me përkushtimin mund të arrihet objektivi. Kjo gjë nuk ndodh vetëm me yjet e Hollywood-it apo me personazhe të njohur, kjo ndodh me të gjithë.

Sjellim në vëmendje se aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun ka qenë gjithmonë simbol i feminitetit dhe bukurisë dhe shumë zonja shtatshkurtra pëlqejnë të kopjojnë stilet e saj, sepse ajo gjithmonë di të theksojë me profesionalizëm atributet që i ka falur natyra. Pas lindjes në vitin 2018, ajo iu përkushtua seriozisht pamjes së saj. Filloi aktivitet të fuqishëm fizik dhe korrigjoi dietën e saj dhe rezultati nuk mungoi, aktorja e njohur duket në formë të shkëlqyer fizike.