Bota

“Mos i përkëdhelni…”/Qentë robotë ruajnë Donald Trump!

Një qen robot i quajtur “Spot”, i prodhuar nga kompania Boston Dynamics është “arma” më e fundit në arsenalin e Shërbimit Sekret Amerikan. Pajisja e teknologjisë së lartë është parë së fundmi duke patrulluar në perimetrin e resortit Mar-a-Lago në Florida, rezidencë ku presidenti i zgjedhur Donald Trump, kalon pjesën më të madhe të kohës. Ata nuk kanë armë dhe mund të kontrollohen nga distanca ose automatikisht, për sa kohë që itenerari është e programuar paraprakisht.

Gjithashtu, kalimtarët paralajmërohen me një shenjë në secilën nga këmbët e Spot, duke iu kërkuar që të “mos e përkëdhelin”. Videoja e Spot-it që vjen rrotull rreth pronës së Trump është bërë virale në TikTok. “Mbrojtja e presidentit të zgjedhur është një përparësi kryesore e tyre,”-tha Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit të Shërbimit Sekret të SHBA. Në muajt para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Trump ishte objektivi i dy tentativave të dukshme për vrasje. E para ndodhi në korrik, në një takim elektoral në Butler, Pensilvani dhe tjetra në fushën e golfit Mar-a-Lago në shtator.

Ndërkaq, një qen robot kinez me gjashtë këmbë mund të ndihmojë njerëzit me shikim të dëmtuar të jetojnë më të pavarur. Qeni robot, i cili aktualisht është duke u testuar në terren, përdor kamera dhe sensorë për të lëvizur, madje edhe për të njohur semaforin. Ekipi nga Shangai ka punuar që roboti të të planifikojë rrugën, të arrijë të njohë zërin, por edhe të komunikojë me përdoruesin e tij me shikim të dëmtuar. Përafërsisht me madhësinë e një bulldogu anglez, roboti ka gjashtë këmbë, të cilat studiuesit thanë se e ndihmojnë atë të ecë pa probleme dhe me stabilitet maksimal.