Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në oborrin e selisë së Partisë Socialiste ditën e djeshme, aty ku kreu i grupit parlamentar të selisë rozë, Taulant Balla, po jepte një deklaratë për gazetarët për Kongresin e PS pas fitores në zgjedhjet e 25 Prillit. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur me gazetarët, zbuloi edhe disa detaje lidhur me Kongresin por dhe me çështje të tjera politike.
Në një moment, teksa Balla po përfundonte fjalën e tij, një qytetar është dëgjuar të bërtasë duke thënë:
Poshtë diktatura! Mos fol o burrë, o llapaqen! Mos fol!
Pas këtij momenti të pakëndshëm, Balla vijoi bashkëbisedimin me gazetarët edhe për disa minuta të tjera dhe nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me ngjarjen.