Lifestyle

Mos e përdorni më! Ja arsyet pse duhet ta evitoni tharësen e flokëve në dhomën e hotelit!

Është koha e pushimeve dhe udhëtimeve dhe shpesh njerëzit vendosin të qëndrojnë në një hotel. Por kujdes! Ka diçka që nuk duhet ta përdorni kur të jeni në dhomën tuaj të hotelit.

Një ekspert i kujdesit të flokëve ka zbuluar pse nuk duhet të përdorni tharëse flokësh në hotel. Tharëset në hotel janë terren për baktere dhe kërpudha, ka zbuluar një studim i ri, shkruan The Sun. Dhe jo vetëm që mund t’ju sëmurin, por thuhet se mund të shkaktojnë zbokth dhe madje të pengojnë rritjen e flokëve tuaj.

Duket ekstreme, por sipas një eksperti të skalpit është absolutisht e vërtetë. Jacqui McIntosh ka paralajmëruar pushuesit se tharësja e flokëve mund të jetë artikulli më i papastër që përdorni gjatë qëndrimit tuaj. Hulumtimi nga ABC News zbuloi se pajisjet e nxehta shpesh anashkalohen nga pastruesit, duke i bërë ato një terren të mbarështimit për mikrobet.