Health & Beauty

Mos e mendoni si diçka të dëmshme, e qara një herë në javë është çelësi për një jetë pa stres!

Japonia është vazhdimisht duke i inkurajuar fëmijët dhe fuqinë punëtore të gëzojnë përfitime të shëndetit mendor duke qarë. Ish-mësuesi i shkollës së mesme dhe i ashtuquajturi ‘namida sensei’ (mësuesi i lotëve) Hidefumi Yoshida jep shpesh ligjërata në shkolla dhe kompani sa i përket rëndësisë së qarjes. Ai ka treguar për ‘Japan Times’ se:

Akti i qarjes është më efektiv sesa qeshja apo fjetja në reduktimin e stresit. Nëse qani një herë në javë, ju mund ta jetoni një jetë pa stres.

Në vitin 2014, Yoshida, bashkë me Hideho Aritan, profesor dhe me disa tjerë, ishin mbledhur për ta rritur vetëdijesimin se si qarja mund të ndihmojë në reduktimin e stresit. Megjithëse Japonia njihet si një nga shtetet me përqindjen më të lartë të vetëvrasjeve në botën e zhvilluar, shifrat kanë rënë për 38% qysh prej vitit 2003, por ende mbetem të larta, ku mesatarisht rreth 21,300 raste të vetëvrasjeve raportohen brenda një viti.

Më shumë se 90% e atyre të cilët tentojnë të bëjnë vetëvrasje vuajnë nga depresioni. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjysma e të gjitha sëmundjeve mendore fillojnë në moshën 14 vjeçare, por shumica e rasteve nuk vërehen dhe nuk trajtohen. Vetëvrasja është shkaktari i dytë më i zakonshëm i vdekjeve mes të rinjve të moshës 15 deri 29 vjet.

Trupi prodhon tri lloje të lotëve; të refleksit, që i pastron acaruesit; lotët e vazhdueshëm, që i mbajnë sytë tonë të lagësht dhe lotët emocional, për të cilët studimet thonë se sjellin përfitime shëndetësore. Qarja e ngadalëson frymëmarrjen, e cila ju ndihmon të relaksoheni dhe e stimulon prodhimin e endorfineve, hormone të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë.

Si ta ndaloni të qarën sidomos kur jeni të mërzitur apo të acaruar?! Ushtrimet e frymëmarrjes së thellë si thithja e ajrit për katër sekonda, mbajtja e frymës apo nxjerrja e saj janë taktika që relaksojnë sistemin tuaj nervor, duke reduktuar kështu stresin dhe duke shtypur dëshirën për të qarë. Mendoni për pesë gjëra që mund të shihni, katër gjëra që mund të ndjeni, tre gjëra që mund të dëgjoni, dy gjëra që mund të nuhasni, një gjë që mund të shijoni. Vetëm kështu mund të largoni veten nga zemërimi dhe shqetësimi dhe të ndiheni më të qetë.