Health & Beauty Vitality Vibes | News

Mos e humbisni episodin e “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin këtë të diel në orën 18:00/Ja çfarë do të zbuloni…

“Vitality Vibes” është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit.

Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.

Çdo javë emisioni trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.

“Vitality Vibes” nga Dr. Ilvi Begolli është një podcast i përjavshëm në valët e Top Albania Radios. Mos e humbisni këtë të diel më 26 Maj, ora 18:00, me të ftuar Dr. Marsida Duli, profesoreshë në universitet dhe mjeke e specializuar në fushën e nefrologjisë, për të na zbuluar më shumë për sëmundjet e veshkave, moshat që prekin dhe kur duhet të shqetësohemi…