Celebrities Gossip Showbiz

Mos e besoni po deshët… Ledri Vula dhe Mozzik do të vijnë me një bashkëpunim!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Prej disa ditësh Ledri kishte paralajmëruar se po punonte për projektet e tij të reja muzikore ku tërhoqi shumë vëmendje e shkak për këtë u bë partnerja e tij Sara, e cila ndante herë pas here me ndjekësit disa momente nga xhirimet. Kënga e tij e re titullohet ‘Prek’ e në vetëm pesë ditë ka arritur 1 milion klikime në platformën YouTube.

Mesa duket, artisti nuk ka të ndalur pasi disa orë më parë me anë të një postimi në Instastory na ka paralajmëruar se do të sjellë një tjetër surprizë që në fakt është një bashkëpunim me një tjetër artist të suksesshëm, Mozzik.

Dyshja nuk kanë bashkëpunuar më parë, megjithatë duke ditur se sa shumë hite numërojnë në repertorin e tyre nuk e vëmë në diskutim që do të jetë një sukses i vërtetë.

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.

Së fundmi Mozzik ka sjellë këngën e tij më të fundit. Ky projekt mjaft interesant tërhoqi mjaft vëmendje pasi protagoniste në videoklip është një nga personazhet më të përfolura të momentit, ish- banorja e ‘BBV’, Efi Dhedhes. ‘Fatkeqësi’ arriti të ketë në vetëm 2 muaj mbi 11 milion klikime në platformën Youtube.