Mëngjesi për shumë njerëz fillon me një filxhan kafeje, por ekspertët sugjerojnë që ky zakon mund të mos jetë aq i mirë për shëndetin tuaj. Pirja e kafesë menjëherë pas zgjimit, sidomos me stomakun bosh, mund të ketë efekte negative mbi nivelet e kortizolit dhe energjinë tuaj gjatë ditës.
Sipas Parvinder Sagoo, farmacist dhe konsulent shëndetësor, kafeja e konsumuar menjëherë pas zgjimit mund të rrisë nivelet e kortizolit, një hormon që ndihmon në menaxhimin e stresit.
Prija e kafesë në këtë kohë mund të ju bëjë të ndiheni më të shqetësuar dhe të lodhur më vonë
Në mëngjes, trupi është i dehidratuar pas një nate pa lëngje, dhe kafeina, e cila është një diuretik, mund ta përkeqësojë këtë situatë.
Sagoo rekomandon që të prisni të paktën një orë para se të konsumoni kafenë e parë.
Fillimisht, është më mirë të pini një gotë me ujë për të hidratuar trupin
Nataly Komova, nutricioniste dhe ekspertë në fushën e fitnesit, gjithashtu thekson se pirja e kafesë shumë herët në mëngjes mund të krijojë një ndjenjë të përkohshme vigjilence, por me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në lodhje. Ajo rekomandon që kafeja të konsumohet 3 deri në 4 orë pas zgjimit, kur nivelet e kortizolit fillojnë të ulen, duke ndihmuar në rritjen e energjisë për pjesën tjetër të ditës.
Kështu, për ata që e kanë bërë zakon të fillojnë ditën me kafe, është e rëndësishme të rishikoni këtë praktikë dhe të merrni parasysh këshillat e ekspertëve. Mesi deri në fund të mëngjesit duket se është koha ideale për të pirë kafe, duke ndihmuar trupin të funksionojë më mirë dhe të përjetoni një energji më të qëndrueshme gjatë ditës.