‘E pesta e vërteta’ për për Woody Harrelson këtë fundjavë, kur aktori u kthye për të moderuar emisionin “Saturday Night Live”. Aktori ishte pjesë e një shakaje përgjatë shfaqjes në të cilën ai pritej të merrte një xhaketë nderi për faktin se ka moderuar shfaqjen e komedisë së NBC pesë herë, por ama vetëm për t’u shfaqur shkurtimisht çdo herë.
Megjithatë, në fund të shfaqjes, Scarlett Johansson erdhi në skenë për t’i dhënë një xhaketë, duke mirëpritur kështu Harrelson për t’u bashkuar me radhët e “SNL”, për ata që janë shfaqur 5 herë në skenë. Të famshëm të tjerë në këtë grup përfshijnë Johansson, Tom Hanks, Danny Devito, John Goodman, Christopher Walken, Drew Barrymore, Melissa McCarthy, Paul Rudd dhe John Mulaney.
Harrelson dhe Johansson, e cila është martuar me anëtarin e kastit “SNL” Colin Jost, aktualisht janë duke filmuar një film së bashku, me titull “Project Artemis” së bashku me Channing Tatum. Në episodin e së shtunës të “SNL”, Harrelson tërhoqi vlerësime të përziera kur monologu i tij i hapjes çoi deri në shaka ironike në lidhje me teoritë e konspiracionit mbi Covid-19.