Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.
Ditën e djeshme ka pasur tensione për shtetin e Kosovës. Në një sulm me armë e municione nga persona të pa identifikuar, 1 polic mbeti i vrarë dhe 1 tjetër i plagosur. Mes shumë personazheve të njohur që kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje ka qenë edhe Morena, e cila ka shkruar:
Si njerëzit janë plot nxehtësi edhe pse jetojmë në një shekull ku vetëm dashuria duhet të ekzistojë. Që Serbia ende të vrasë njerëz në vendin tonë dhe të ushqejë kështu gjeneratat e reja nuk është aspak logjike. Ata erdhën në vendin tonë, vrau policin tonë me uniformën e vendit tonë, babain e dikujt. Kjo si nuk është aspak logjike, nuk mund të jetë fare njerëzore. Duhet të ndëshkohet dhe e gjithë bota duhet të ngrihet. Stop Serbisë
Para pak kohësh Morena zbuloi se teksa ndodhej në Kosovë, shtëpia e saj në Turqi ishte grabitur, ku përveç se një shume të konsiderueshme parash, ishin grabitur edhe shumë bizhuteri me vlerë të lartë monetare, gjë të cilën Morena e ka treguar edhe me foto në Instastory.