Celebrities Gossip Showbiz

Morena Taraku me të dashur misterioz? Ia mbush shtëpinë me…

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

Së fundmi, Morena ka ndarë në “Instastory” disa fotografi, ku shihen trëndafila të bardhë dhe të kuq që janë punuar në mënyrë të veçantë. Ajo përpiqet që jetën e saj private t’a mbajë larg syrit të mediave, ku nuk dihet nëse është në një romancë apo jo.

Por këto trëndafila dhe mënyra se si janë punuar me kaq shumë dashuri, tregon se Morena nuk qenka më vetëm, por ka dikë në jetën e saj.

Çfarë mendoni për këtë? Një art i vërtetë për të shprehur dashurinë. Të dua

Para disa kohësh  Morena zbuloi se teksa ndodhej në Kosovë, shtëpia e saj në Turqi ishte grabitur, ku përveç se një shume të konsiderueshme parash, ishin grabitur edhe shumë bizhuteri me vlerë të lartë monetare, gjë të cilën Morena e ka treguar edhe me foto në Instastory.