Celebrities Gossip Sport

Morata sqaron arsyen e ndarjes nga Alice Campello

Alvaro Morata dhe Alice Campello, pas tetë vitesh bashkë dhe katër fëmijësh, konfirmuan ndarjen e tyre përmes rrjeteve sociale një javë më parë. Ky lajm befasoi shumë, duke ngritur një valë reagimesh dhe spekulacionesh. Shumë komentues në rrjetet sociale sugjeruan se ndarja mund të kishte lidhje me një tradhti nga ana e Moratës, një akuzë që sulmuesi i Milanit e ka refuzuar me forcë.

Morata ka dhënë një intervistë për gazetarin Javier de Hoyos, ku ka theksuar se akuzat për tradhti janë të pabaza. Ai është shprehur se ka qenë gjithmonë i sinqertë ndaj Alice dhe se ajo mbetet një nga gratë më të rëndësishme në jetën e tij.

Këto akuzat janë krejtësisht të pavërteta. Nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj. Ajo është gruaja më e rëndësishme për mua

Në një bisedë për programin “De Corazon” të TVE, Morata ka folur hapur për vendimin e marrë për ndarjen. Ai ka shpjeguar se ky vendim është marrë në mënyrë të përbashkët dhe se ata do të vazhdojnë të mbajnë një marrëdhënie të mirë për të mirën e fëmijëve të tyre. Morata ka theksuar se marrëdhënia si çift ka mbaruar dhe se nuk ka mundësi për rikthim.

Jam shumë i qartë që marrëdhënia jonë si çift ka përfunduar. Megjithatë, do të bëjmë çmos për të ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer për të mirën e fëmijëve tanë

Në lidhje me arsyet e ndarjes, Morata ka sqaruar se ndryshimet në planet e tyre ishin një faktor i rëndësishëm. Morata ka shpjeguar:

Alice dëshironte të qëndronte në Spanjë dhe nuk ishte e gatshme të bënte një tjetër lëvizje. Unë, nga ana ime, kam zgjedhur Milanin për të vazhduar karrierën time. Kjo ka ndikuar në vendimin tonë

Këto komentet e fundit kanë bërë të qartë se ndarja ka qenë rezultat i ndryshimeve të mëdha në jetën e tyre profesionale dhe personale, dhe se çifti ka vendosur që të ndjekë rrugët e veta të ndryshme.