Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Mor zotëri më lër njëherë”/ I ftuari i kundërvihet Manushit në “Top Arena”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Një rast i pakëndshëm ka ndodhur në “Top Arena” mes të ftuarit Arjan Bakalli dhe moderatorit Ed Manushi. Kjo ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së fjalës, por në fund të dy e morën me sportivitet situatën.Arjan Bakalli tha:

Nuk dua ta them kur kam qenë në Big Brother. Dëgjo nuk vi më. Më lër zotëri ta mbaroj.

Ndër të tjera Bakalli foli edhe për trajnerit Sylvinho, me të cilin shprehet se është i mërzitur me të. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e reagimit të trajnerit të kombëtares për t’u rizgjedhur në krye të ekipit. I ftuari, më tej, u shpreh:

Jam mërzitur me Sylvinhon. Na la në zgjedhje të dytë. Ai mendoi fillimisht hë se po ma varin këta skuadrat e rëndësishme, pastaj të vendos.