Celebrities Gossip Showbiz

Monika Lubonja zbulon çfarë i ka thënë Donaldit dhe Ilirit në “BBV1”!

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, e ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte aktorja e njohur Monika Lubonja. Ndër të tjera, ajo u shpreh për nominimet e sotme dhe tregoi se kush është në rrezik sipas saj.

Gabriele së bashku me Alfion janë në rrezik. Sa i përket zarfit të kuq, besoj që do t’i çojë në nominim. Ky Big Brother do na mbajë pa gjumë. Dinamikat ndryshojnë për një javë…

Ish-banorja kujtoi gjithashtu eksperiencën e saj në “BBV1″. Ja si u shpreh Monika…

Unë edhe Ilirit, edhe Donaldit i thoja mos të sillnim jetët e të tjërëve në shtëpi, e familjarëve tanë. Kjo mund të shmanget nëse ti ke një ide të qartë. Në Big Brother ti nuk duhet të zihesh, por të dish si të luash, si të jesh kreative…