Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio”, Monika Lubonja komentoi situatat dhe banorët e “BBV3”!
Gracianon e shoh shumë aktiv në këto ujërat e fundit. E krahasoj pak me Einxhelin në karakterin dhe temperamentin për të thënë të vërtetën në sy. Kanë dëshirën që të thonë të vërtetën sado e hidhur të jetë. Por këto ditët e fundit e shoh pak të tepruar në mënyrën si agravon situata… Me atë të qeshur Heidi ishte tallëse, por sjellja e Gracianos në fromë përndjekje nuk më pëlqeu.