Ndryshe

Ekskluzive/ Monika Kryemadhi zbulon arsyen e krisjes politike me Ramën!

“1-shi i sherreve” kështu e nisi intervistën e ftuara për sot në emisionin “Ndryshe” me Salsanon dhe Palomën.

Bëhet fjalë për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila njihet si një politikane e fortë, me vetëbesim dhe që nuk dorëzohet lehtë.

Edhe pse shpesh është kritikuar për zhurmat e saj në politikë, Monika e ka një shpjegim për gjithçka. Duhet veçuar fakti se ajo e nisi axhendën e saj mediatike pikërisht me një intervistë ndryshe në Top Albania Radio.

Me shumë energji dhe pozitivitet, Monika zbulon disa nga pikëpyetjet që mund t’i lindin kujtdo, në lidhje me jetën e saj politike, veçanërisht ndarjen e saj nga Rama. Por pse nisi kjo krisje politike mes tyre, cila është arsyeja e vërtetë?! Kryemadhi e ka një përgjigje!

Që të jemi të sinqertë, unë as nuk jam bashkuar dhe as nuk jam ndarë ndonjëherë me Ramën, si Monikë. Duhet të kuptojmë dy gjëra; që Monika e ka të panegociueshme marrëdhënien dhe mbrojtjen e krahëve të miqëve të saj. Çfarë dua të them?! Dua të them që; kur ne bëjmë një marrëveshje për të luajtur në një ekip bashkarisht dhe kur ti shkon dhe bën autogol sepse të ka paguar ekipi tjetër… mua më merr të keqen, nuk ta fal më! Kështu që, jo vetëm Rama, por kushdo tjetër, duhet të kuptojë që me Lëvizjen Socialiste për Integrim, jo vetëm me Monikën, por me çdo djalë apo vajzë të kësaj partie, nuk mund të thuash që unë jam ekipi yt dhe t’i bësh gol ekipit tënd…