Aktualitet

Monika Kryemadhi sërish në SPAK, hera e dytë në pak kohë!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u paraqit rreth orës 10:00.  SPAK ka nisur një hetim pasuror mbi Kryemadhin dhe familjarët e saj, ndërsa më 11 prill 2024 atje ishte nëna e saj, Fatime Kryemadhi, e cila u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut. Por, më herët, Kryemadhi është paraqitur edhe si kallëzuese në SPAK.

Monika Kryemadhi hyri e vetme në mjediset e Prokurorisë, e pa shoqëruar nga ndonjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze. Në pak kohë, kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.