Aktorët italian, Monica Bellucci dhe Tim Burton u shfaqën për herë të parë si çift në tapetin e kuq në Romë, për premierën e filmit “Diabolik Chi Sei?”. Burton, 65 vjeç, u shfaq i veshur me një kostum të zi, ndërsa Belluçi, 59 vjeç, me një fustan të gjatë ngjyrë gri dhe grimin identifikues.
Ata mbajtën duart, takuan njerëzit dhe pozuan të buzëqeshur. Thashethemet për marrëdhënien e tyre nisën pasi ata u fotografuan në Paris. Më pas, Belluçi e konfirmoi marrëdhënien në Elle France, duke thënë se është e lumtur që e ka takuar Tim.
Çifti po punon bashkë për filmin “Beetlejuice 2” në Londër, i cili është vijimi i “Beetlejuice” nga viti 1988, me regji të Tim Burton. Thuhet se Bellucci dhe Burton u takuan në tetor, në Festivalin e Filmit “Lumire” në Lyon dhe pikërisht në këtë event, lindën shkëndijat e dashurisë.
Në fakt, Tim Burton e ka shprehur gjithmonë admirimin për Monica Bellucci-n. Tim Burton ka qenë i martuar për periudhën 1989 – 1993 me artisten Lena Gieseke, më pas nisi një marrëdhënie me Lisa Marie. Pas ndarjes edhe nga Lisa, ai u lidh me Helena Bonham Carter, me të clilën ka edhe dy fëmijë. Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2014.