Aktorja e njohur Monica Bellucci ka konfirmuar marrëdhënien e saj me regjisorin Tim Burton. 58-vjeçarja italiane, në një intervistë për “Elle France”, tha se e dashuron 64-vjeçarin amerikan duke u shprehur se: “Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”,-tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të regjisorit Tim Burton.
Aktorja italiane foli përsëri për partnerin e saj duke u shprehur se:
E njoh si burrë, e dua dhe tani do ta njoh si regjisor, një tjetër aventurë fillon. Le të themi se gjeta te Tim një shpirt të mrekullueshëm, një shpirt spektakolar, dikë që ka një botë ëndrrash. Ai është i mrekullueshëm, sigurisht që është.
Monica dhe Tim janë takuar 16 vjet më parë, por kanë nisur të dalin me njëri-tjetrin tetorin e kaluar, kur u takuan sërish në Festivalin e Filmit në Lion. Tim Burton ka qenë i martuar nga viti 1989 deri në 1993 me artisten Lena Gieseke, më pas pati një lidhje me Lisa Marie dhe me Helena Bonham Carter. Prej saj regjisori pati dy fëmijë. Bellucci nga ana tjetër la dy vajza me ish-bashkëshortin e saj Vincent Cassel.