Aktorja e njohur Monica Bellucci ka konfirmuar marrëdhënien e saj me regjisorin Tim Burton. 58-vjeçarja italiane, në një intervistë për “Elle France”, tha se e dashuron 64-vjeçarin amerikan duke u shprehur se: “Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”,-tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të regjisorit Tim Burton.
Monica dhe Tim janë takuar 16 vjet më parë, por kanë nisur të dalin me njëri-tjetrin tetorin e kaluar, kur u takuan sërish në Festivalin e Filmit në Lion. Pasi kaluan për pak kohë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2006, regjisori dhe aktorja do të takoheshin sërish në tetor 2022 në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon dhe dashuria duket se ka lindur atje. Burton për të përjavshmen franceze “Gala” dhjetë vjet më parë tha se:
Jam i çmendur pas Monica Bellucci. Ëndërroj të ngelem në ashensor me të. Ajo është shumë e bukur…
Pas përfundimit të marrëdhënies me Vincent Cassel, me të cilin ka dy vajza, së fundmi Monika ka pasur një lidhje me artistin Nicolas Lefebvre. Nga ana tjetër Tim është ndarë që nga viti 2014 nga partnerja e tij, aktorja angleze Helena Bonham Carter.