Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Gjatë një performnace që disa nga ish-banorët e “BBV3” bën në gjysmëfinalen e këtij edicioni, ajoqë mori më shumë vëmendjen ihste Meri Shehu dhe balerini që e shoqëronte, Luixhino Hala. Në një pjesë të performancës së tyre Luixhino i lëpin këmbën Merit, e cila qëndron e ulur në karrige, moment i cili u bë mjaft viral në rrjete sociale. Të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të folur rreth kësaj performance, Luixhino ishte ai i cili e risolli live në studio momentin kur i lëpin këmbën Merit dhe u prit me brohorima nga publiku.
Meri Shehu: Mesa kuptova ishte një improvizim shumë i shpejtë, erdhi natyrshëm. Luixhino u fut menjëherë në rolë dhe e kapi mesazhin e momentit. Nuk ishte e menduar shumë.
Luixhino: Lindi komplet natyrshëm, teksa po caktonim se me kë duhet të kërcenim. Fillimisht ideja ishte sa t’i merrja erë këmbës por më pas ne e dinim deri diku që do të bëhej virale. Besoj se është bërë virale ngaqë ishte Meri se po të ishte ndonjë vajzë seksi, do ishte krejt normale.
View this post on Instagram