Bota

Momenti tronditës ku 20 vjeçarja ‘përpihet’ nga dallgët në Rusi/VIDEO!

Një vajzë e re është marrë nga dallgët në një plazh të Rusisë disa ditë më parë dhe trupi i saj nuk është gjetur ende. Ngjarja ka ndodhur më 16 qershor dhe është kapur në kamera nga një qytetar i rastit. Në video, vajza shihet në breg të detit me partnerin e saj. Në një moment, dallgët i bëjnë të rinjtë që të humbasin ekuilibrin. Djali arrin fillimisht që ta nxjerrë vajzën nga uji, por një valë e dytë i mbuloi sërish të rinjtë.

20-vjeçarja u mor nga deti, ndërsa djali mundi të dilte në breg. Mediat ruse raportojnë se edhe pse ka pasur mobilizim të shërbimeve të Ministrisë së Emergjencave, 20-vjeçarja nuk është gjetur. Siç theksojnë ata, në fakt, ditën në fjalë, plazhet në Sochi ishin të mbyllura, për shkak të motit të keq në zonë.