Celebrities Gossip Showbiz

“Momenti më krenar i jetës sime ishte kur…”/Naomi Campbell zbulon gjithçka rreth arritjeve të saj në jetë!

Naomi Campbell, një nga ikonat e botës së madhe të modës, e cila mbahet mend për disa momente të pabesueshme në karrierën e saj ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi se cila është gjëja më e rëndësishme që ka bërë në jetën e saj dhe për të cilën ndihet krenare.

Padyshim kur u bëra nënë, pa dyshim.

Sigurisht që mëmësia. Kohë më parë Naomi Campbell ka konfirmuar se i ka mirëpritur të dy fëmijët e saj përmes një surrogate, pasi u bë nënë për herë të parë në vitin 2021 në moshën 50-vjeçare dhe pozoi me të porsalindurin në kopertinën e “Vogue”. Supermodelja, tashmë 54 vjeçe, tronditi botën kur njoftoi lindjen surprizë të vajzës së saj, e ndjekur nga një djalë në vitin 2023, emrat e të cilëve mbretëresha e pasarelave nuk i ka bërë publikë.

Naomi më parë pranoi se vajza e saj 3-vjeçare, nuk ishte birësuar më parë, duke sqaruar se ajo nuk kishte mbetur shtatzënë vetë, ndërsa diskutoi se sa rëndësi kanë fëmijët e saj për të.

Modelja tha për The Times:

Fëmijët e mi janë gjithçka për mua. Më ka bërë të frikësohem për të ardhmen.

Naomi më tej shpjegoi se ajo kurrë nuk po kërkonte një baba për fëmijët e saj dhe e lumtur që ishte ‘nënë beqare’.