Gossip Sport

Momenti kur portieri i Anglisë flet me veten, shkakton të qeshura në rrjet!

Jordan Pickford u pa duke thënë “pa problem” me veten e tij përpara se të mbronte penalltinë e Jorginhos në finalen e Euro 2020. Edhe pse Anglia humbi nga Italia në penallti, gardiani i ‘Tre Luanëve’ performoi në mënyrë të mrekullueshme, duke mbrojtur dy, derisa i dha fund rekordit të anëtarit të Chelsea-t me saktësi 100% nga penalltitë në nivelin ndërkombëtar.

Më herët gjatë gjuajtjeve, portieri i Anglisë kishte pritur një penallti kundër sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti i cili i dha avantazhin Anglisë. Megjithëse, për shkak të dështimit nga penalltitë nga ana e Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, Jorginho kishte mundësinë të fitonte “Euro 2020” për Axurrët.

Sidoqoftë teknika e Pickford për të ndalur penalltinë funksionoi në përsosmëri dhe i dha Anglisë një tjetër shans. Fatkeqësisht për Anglinë, sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka nuk ishte në gjendje të shënonte penalltinë e pestë e cila u ndal nga Gianluigi Donnarumma dhe siguroi trofeun e parë madhor të Italisë që nga fitorja e tyre në Kupën e Botës në vitin 2006.

Të dy Pickford dhe Donnarumma janë vlerësuar gjerësisht për performancat e tyre gjatë gjithë turneut me portierin e Evertonit duke marrë çmimin “Golden Glove”(Doreza e Artë). Së fundmi, tifozët e Anglisë kanë kërkuar përmes një peticioni që UEFA të rikthejë finalen e “Euro 2020” pas sfidës tronditëse të Giorgio Chiellinit ndaj Bukayo Sakas.