Celebrities Gossip Showbiz

Momenti kur Noizy lihet i lirë, shokët e presin te dera e burgut! (VIDEO)

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga Gjykata e Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 mln lekësh.

Pak orë pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, Noizy është lënë i lirë dhe me anë të një video live në Instagram është treguar momenti kur shokët e tij e presin te dera e burgut. Menjëherë ka hyrë live në Instagramin e tij duke i përshëndetur të gjithë fansat dhe duke lajmëruar se do të jetë prezent në koncertet sipas axhendës dhe se të mërkurën do të mbajë një super koncert.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Noizy u mbajt për disa ditë në paraburgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, pasi reperi dyshohet se është i përfshirë në sherrin brutal të ndodhur në Pejë me Tiktok-erin e njohur, Med Iseni.