Celebrities Gossip Showbiz

Momenti kur zbuluan gjininë e bebit, Kiara Tito sapo na tregoi të tjera pamje nga festa!

Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Por nuk kishte ende një konfirmim apo hedhje poshtë të këtyre zërave nga çifti, të paktën deri më tani. Luiz Ejlli sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Luizi dhe Kiara kanë organizuar disa ditë më parë në fshehtësi një festë me familjarët dhe miqtë e tyre të afërm për të zbuluar gjininë e bebit, ku të gjithë ishin të veshur me të bardha dhe në një ambjent të hapur. Disa skena nga festa janë parë edhe në videoklipin e këngës së Luizit ama pak më parë Kiara ka psotaur të tjera pamje nga kjo festë dhe momenti i tyre i veçantë, ku zbuluan se foshnja është vajzë, duke shkruar edhe një falenderim për të gjithë ata që i kanë uruar.

Si fillim, donim t’ ju falenderonim sicilin prej jush për çdo urim
Këto janë disa momente nga festa e gjinisë së bebit, falenderoj gjithashtu të gjithë ata që e bën të mundur këtë event dhe të gjithë të afërmit që ishim prezent

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Ditën e djeshme konfirmimi i shtatzanisë së Kiarës ka qenë tema kryesore në showbizin shqiptar, ku shumë ndjekës, perspnazhe Vip madje dhe personazhe që nuk na e merrte mendja kanë shprehur urimin e tyre ndaj çiftit për këtë lajm të bukur. Ndër ta ka qenë edhe Efi Dhedhes, e cila edhe pse tashmë nuk ka një marrëdhënie të mirë me çiftin ka vendosur që t’i urojë për lajmin e bukur.