Celebrities Film & Tv Gossip

Momentet e “Oscars 2021” që konfuzuan një publik të tërë

Për herë të dytë në pesë vite, ‘Oscars’ përfundoi në një konfuzion masiv. Kur Joaquin Phoenix doli të prezantonte çmimin e ‘Aktorit më të mirë’, të gjithë prisnin që të shkonte për Chadwick Boseman për rolin e tij shpërthyes në “Ma Rainey’s Black Bottom”. Në fakt këtë çmimin e mori Anthony Hopkins i “The Father’s” i cili nuk ishte prezent në mbrëmje.

Në rrjetin social Twitter shpërthyen menjëherë talljet dhe “meme”-t. Kritiku televiziv i ‘LA Times’, Matt Brennan e ka konsideruar këtë moment;

Përfundimin më të keq televiziv që prej “Game of Thrones“.

Një fund i çuditshëm për një një shfaqje të mirë-organizuar. ‘Nomadland’ mori tre nga çmimet kryesore për ‘Filmin më të mirë’, ‘Regjisorin më të mirë’ (Chloe Zhao) dhe ‘Aktoren më të mirë’ (Frances McDormand). Pjesa tjetër e çmimeve u shpërnda në mënyrë të drejtë në mesin e pretendentëve të tjerë kryesorë, duke përfshirë “Minari”, “Sound of Metal”, “Mank” dhe “The Father”.

Më poshtë keni momentet më pak të këndshme në “Oscars 2021”.

Mungesa e argëtimit

Edhe pse fjalimi i King ishte i fuqishëm, vendosi gjithashtu një hije serioziteti përgjatë mbrëmjes. Edhe pse nuk kishte prezantues, nuk pritej që të ishte një natë kaq pa argëtim ndryshe nga viti i kaluar ku producentët kishin ftuar komedianët më në zë për të rritur nivelin e humorit dhe për të dalë nga monotonia e fjalimeve të vazhdueshme. Këtë vit ato momente u zëvëndësuan me pjesë rreth historive të origjinës së artistëve. Teksa në fillim ishim interesante, më vonë u shndërruan në një grumbull informacioni mes artistëve. Në fakt, kishte vetëm një moment komik gjatë ceremonisë gjatë një loje muzikore e udhëhequr nga Lil Rel Howery.

Mungesa e muzikës

Në ‘Oscar’-ët e shkuar performancat live janë mbajtur nga këngëtarë si Celine Dion, Shirley Bassey, 3 Six Mafia, Lady Gaga, Eminem, Billie Eilish, të cilët ngjallnin emocion. Këtë vit, për arsye të panjohura, producentët e ‘Oscars’, vendosën të prisnin tërësisht shfaqjet muzikore, duke i vendosur në shfaqje paraprake. Atje, muzikantët shkëlqyen me performanca të veçanta me fishekzjarre dhe kostumografi fantastike, por fatkeqësisht nuk zgjatën shumë.

Momenti më i çuditshëm : Mbyllja

Kur Rita Moreno u vendos në podium për të prezantuar çmimin “Filmi më i mirë”, të gjithë ishin konfuzë se përse nuk ishin dhënë ende çmimet si “Aktori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë”. Disa të tjerë, besonin se ky ndërrim vendesh ishte bërë për ta mbyllur ceremoninë me dhënien e çmimit për të ndjerin, Chadwick Boseman, në formë respekti e homazhi për të. Në vend të tij, emri i Anthony Hopkins u shpall si fitues, i cili nuk ishte prezent. E gjithë shfaqja u mbyll me shumë njerëz të zhgënjyer dhe konfuzë.