Sport

Momente tepër emocionuese! Lojtarët e skuadrës suedeze rruajnë flokët në nder të kapitenit në ‘luftë’ me kancerin!

Historia me lojtarët e skuadrës suedeze Kalmar AIK, po bën bujë në mbarë botën. Lojtarët kanë rruar kokën për të treguar mbështetjen e tyre për Markus Herman, kapitenin e ekipit që po lufton me një formë të kancerit që e detyroi atë të ndalojë menjëherë aktivitetet e tij atletike.

Gjesti u regjistrua dhe u publikua në kanalet e mediave sociale të ekipit dhe po përhapet në mbarë botën. Në video, Herman shihet teksa hyn në dhomat e zhveshjes dhe vë re menjëherë ‘look-un’ e ri të shokëve të skuadrës, duke shpërthyer në lot teksa përqafohej me ta. Megjithatë, gjesti nuk u kufizua vetëm tek lojtarët. Në të vërtetë, edhe anëtarët e stafit teknik rruajtën kokën për të shprehur mbështetjen e tyre për kapitenin.

Më parë, Kalmar AIK kishte nisur edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve për Markus Herman në rrjetet sociale. Ata shkruan:

Ne jemi Klubi i Futbollit Kalmar AIK dhe qëndrojmë pranë kapitenit dhe shokut tonë më të mirë Markus, i cili u diagnostikua me kancer shumë të rëndë këtë verë. Ne po mbledhim fonde për ta mbështetur atë në këtë kohë të vështirë, duke shpresuar që të lehtësojmë barrën e tij të përditshme dhe të kontribuojmë në trajtimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kalmar AIK FK (@kalmar_aik_herr)