Jeff Payne, babai i Liam Payne, ka vizituar Argjentinën pas ndarjes nga jeta të djalit të tij, këngëtarit të njohur të One Direction. Ai u pa duke lexuar homazhet që njerëzit kishin lënë për Liam, i cili ndodhi të humbte jetën pas një rënie nga ballkoni i hotelit, në një moment kur dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe të droguar.
Jeff mbërriti në Argjentinë të premten për të organizuar kthimin e trupit të djalit të tij në Britani të Madhe. Ai u ndoq nga një turmë njerëzish ndërsa vizitoi hotelin ku ndodhi tragjedia. Mediat lokale raportuan se ai pritet të marrë disa nga gjërat personale të Liam gjatë kësaj vizite.
Pas mbërritjes, babai i këngëtarit vizitoi gjithashtu morgun e qytetit për të identifikuar djalin e tij dhe më pas u takua me prokurorët vendas për të rregulluar riatdhesimin e trupit të tij. Vdekja e Liam Payne ka shkaktuar një valë të madhe dhimbjeje mes fansave dhe miqve të tij.
An emotional moment for Liam Payne’s father, Geoff, as he reads tributes to his son outside the hotel where he died a few days ago. pic.twitter.com/uVKorp43AF
— Martha Kelner (@marthakelner) October 18, 2024