Aktualitet Bota

Momente paniku në fluturimin e Lufthansas, 11 persona të lënduar pas turbulencave të forta

Një fluturim i Lufthansa nga Buenos Aires në Frankfurt u shoqërua me momente paniku dhe 11 persona të lënduar.

Kjo pas turbulencave të forta që nisën, ndërsa avioni po fluturonte mbi Atlantik, sipas Reuters.

“Pesë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit pësuan lëndime kryesisht të lehta”, tha një zëdhënës i Lufthansa, duke shtuar se “siguria e fluturimit nuk ishte në asnjë moment në rrezik”.

Pasi avioni u ul i sigurt në destinacionin e tij të planifikuar në orën 10:53 të mëngjesit më 12 nëntor, të gjithë të lënduarit morën trajtim mjekësor menjëherë, tha linja ajrore.

Aeroplani që hasi në turbulenca ishte një Boeing 747-8, i cili kishte 329 pasagjerë dhe 19 anëtarë të ekuipazhit në bord. Megjithatë, turbulenca ishte e shkurtër dhe ndodhi në një zonë konvergjence ndërtropikale.

Ky zhvillim erdhi në të njëjtën ditë që Grupi gjerman Lufthansa njoftoi se së shpejti do të mbyllte marrëveshjen për blerjen e ITA Airways të Italisë, linja ajrore që pasoi Alitalia-n.

Një paketë mjetesh juridike i ishte dorëzuar Komisionit Evropian, e cila ishte e nevojshme për të siguruar miratimin antitrust të BE-së për të marrë  një grup aksionesh të ITA Airways, -tha të martën Grupi Lufthansa.

LEXO EDHE: 35 të vdekur në Kinë, makina përplas turmën me njerëz…

Në maj të këtij viti, një pasagjer ndërroi jetë për shkak të një sulmi në zemër, ndërsa 30 të tjerë u plagosën kur një aeroplan pasagjerësh i Singapore Airlines pati turbulenca të forta.

Sipas bazës së të dhënave, fluturimet që hasen më tepër me turbulenca janë ato që lidhen me Santiagon në Kili me Santa Cruz në Bolivi.

Turbulenca ndodh kur një tufë rrymash ajri rrotullohen në drejtime të ndryshme për një sërë arsyesh, si ndryshimet e temperaturës ose stuhitë. Por, çfarë duhet të bëni që të mos keni pasoja më të rënda fizike?

Asnjëherë mos u ngrini në këmbë

Mos e hiqni rripin e sigurimit

Mos dilni nga tualeti

Asnjëherë mos i hapni kapakët sipër kokës suaj

Mos e lini hapur tavolinën para këmbëve

Mundohuni të mos bëni panik