Bad Bunny pati një moment goxha të sikletshëm gjatë një prej performancave të tij të fundit. Gjatë koncertit të tij në San Juan, Puerto Riko, pak ditë më parë, një nga kërcimtaret në shfaqje pësoi një mosfunksionim të gardërobës kur getat e saj u mbërthyen në xhinset e artistit.
Siç shihet edhe në videon që po bën xhiron e rrjetit, një nga kërcimtaret, Kiara Rodriguez Saldivar u kthye me shpinë duke kërcyer shumë afër këngëtarit. Në atë moment getat e saj u kapën në gurët e xhinseve të Bad Bunny dhe mbetën ashtu për disa sekonda.
Dyshja siç vihet re edhe nga pamjet ishin në siklet pasi stafi ndërhyri të normalizonte ngjarjen e papritur. Pasi u lirua, Bad Bunny vazhdoi me shfaqjen edhe pse ai nuk tha asgjë për disa momente para se të vendoste të mbyllte performancën.
Puerto Rican rapper and singer, Bad Bunny suffered a wardrobe malfunction on stage after the fabric of his dancer’s tights caught on his shorts during his concert in San Juan on Friday.#GRINDING_gone_WRONG! 😂 pic.twitter.com/ew40uT4ogA
— Funny News Hub (@Funnynewshub) June 10, 2024