Një takim i pakëndshëm mes Nicole Kidman dhe Salma Hayek në Javën e Modës në Paris ka bërë që të gjithë të flasin për një rivalitet të mundshëm në prapaskenë. Nicole thuhet se e kundërshtoi Salma Hayek, me një “mos më prek”. Momenti ndodhi më 30 shtator 2024, por tanimë ka marrë gjithë vëmendjen e publikut.
Tensioni ishte i dukshëm pasi Nicole, e cila është e lidhur me Balenciaga-n përmes bashkëshortit të Salma-s, François-Henri Pinault, u duk se po kundërshtonte Salma-n para paparacëve. Supozohet se atyre iu kërkua të bënin një foto së bashku përkrah Katy Perry.
Kur Salma u përpoq të sillte Nicole drejt fotografëve, ajo u ndesh me rezistencë nga aktorja australiane. Një ndjekës pretendoi se Nicole tha, “Mos më prek” dhe ngriti dorën për të mbajtur distancën nga Salma.
Os fotógrafos tirando fotos da Salma Hayek até a Nicole Kidman parar bem na frente dela e soltar um “don’t touch me” que deixou até a Katy Perry sem graça 😳 pic.twitter.com/3z5RK6Jfr1
— Central Reality (@centralreality) October 12, 2024
Njerëzit e komentuan situatën në rrjetet sociale. “Nicole është kaq e pasjellshme”; “O Zot, tipike sjellja e një ‘dive’”; “Nicole, ulu me këmbë në tokë”, ishin disa nga komentet. Dy aktoret janë të njohura prej vitesh, pasi të dyja kanë qenë në garë në Oscars 2003, ku Nicole doli fituese me ‘çmimin e aktores’ më të mirë për filmin “The Hours”, ndërsa interpretimi i Salma-s në Frida nuk i siguroi asaj fitoren.
Rikujtojmë se, studio A24 publikoi së fundmi trailerin zyrtar për thrillerin erotik “Babygirl” me regji të Halina Reijn, me aktorë Nicole Kidman dhe Harris Dickinson. Filmi i shumëpritur u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias sivjet dhe Nicole Kidman fitoi gjithashtu çmimin Volpi Cup për ‘aktoren më të mirë’.